Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka inspektuar nga afër punimet në aeroportin e Vlorës, bashkë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, shkruan arbresh.info.
“Sot me Kryeministrin Edi Rama, ministren Balluku, zëvendëskryeministrin Ahmeti dhe menaxhmentin e kompanisë Mabetex, inspektuam punimet në aeroportin e Vlorës. Gjithçka po shkon sipas planit dhe hapja për trafikun ajror do të jetë në verën e vitit 2024’, ka shkruar Pacolli.
Tutje ai ka thënë se ky investim është më i madhi si investim privat në Shqipëri që pritet të arrijë mbi 350 milionë euro.
“Aeroporti i Vlorës është një investim i kompanisë Mabetex dhe pas realizimit të të gjitha fazave, investimi do të arrijë mbi 350 milionë euro dhe si i tillë përfaqëson investimin më të madh privat në Shqipëri”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...