Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Aeroporti i Prishtinës si të mos ishte fare i Kosovës.
Ai në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se në këtë aeroport mungon mbishkrimin në gjuhën shqipe.
Postimi i plotë:
Aeroporti i Prishtinës…si mos të ishte fare i Kosovës!
Nëse ju ka rënë në sy, sigurisht do të ndani me mua hidhërimin tuaj. Aeroporti i Prishtinës sot mban mbishkrimin “Pristina International Aeroport”, pra Prishtina shkruhet me “S” e jo me “Sh”. Po ashtu, mungon mbishkrimi në shqip. “Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës”. A thua ata të PPP-së që e kanë nën kujdes dhe monitorojnë këtë aeroport janë interesuar ndonjëherë për këtë mungesë serioze, apo??
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030