Pacolli: A është demokraci paraqitja e përfaqësueseve të paqes para atyre të disa luftërave

22:39 | 7 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka komentuar mbledhjen e sontme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se paraqitja e Daciqit shton dyshimet nëse Këshilli u krijon hapësire edhe figurave me sfond kriminal, shkruan arbresh.info.

“Përgjatë viteve e dekadave kemi parë debatin global në lidhje me demokratizimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara. Sidoqoftë, kur shoh ish zëdhënësin të Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, sot Ministër në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daciq, të flasë gjërë e gjatë dhe pa u skuqur para diplomatëve të respektuar të vendeve të përfaqësuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shtroj dilemëm, se a përfshinë demokratizimi i instancave globale, edhe krijimin e hapësirës për figura me sfond kriminal e shovenist, sikurse është Daçiq”, ka shkruar Pacolli.

Shefi i diplomacisë kosovare ka pyetur nëse është demokraci nëse flasin përgjegjësit për disa luftërave dhe ata që mundësojnë paqe.

“Pra si ka mundësi, që në një dhomë diplomatike, të flasin përfaqësues të një regjimi kriminal, të një shteti përgjegjës për disa luftëra në Ballkan, para përfaqësuesve të vendeve që mundësuan paqe e stabilitet, dhe me të drejtë përkrahen pavarësinë tonë! A është kjo demokraci apo defekt i këtij sistemi universal!?”, ka përfunduar Pacolli.

Ndryshe ambasadorja e Kosovës në washington, Vlora Çitaku është duke marrë pjesë në mbledhjen e Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
E pak orë para fillimit këtë mbledhje Çitaku e ka qujtur të kotë

Çiatku përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo seancë është e nevojshme, shkruan arbresh.info.
“Sot edhe një seancë koti. Pa rëndësi dhe pa asnjë nevojë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo madje ka shkruar se Këshilli i Sigurimit po shndërrohet në teatër që i mundëson Serbisë të përsërisë gënjeshtra. /Arbresh.info/

Lexo edhe: Vlora Çitaku e quan të kotë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme