Pacolli: 30 vite më parë u themelua partia e parë, shpresa dhe zëri politik

12:34 | 23 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri Kosovës, njëherësh ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar për 30 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se 30 vite më parë lidi partia e parë dhe shpresa, shkruan arbresh.info.

“30 vjet më parë lideri ynë historik Ibrahim Rugova së bashku me Fehmi Aganin, etj intelektualë të shquar, shfrytëzoi hapësirën e vogël të lirisë nën Jugosllavi dhe themeloi pluralizmin shqiptar. Lindi e para parti , lindi shpresa dhe zëri politik i aspiratave tona kombëtare”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ka shtuar se nga aty lindi edhe ARK dhe kjo është festë e të gjithë shqiptarëve. Sipas tij zëri i traditës dhe ekuilibri i liderit të LDK-së do ta ndihmoj partinë dhe konstelacionin e ardhshëm qeverisës.

“Për këtë arsye themeltare, ashtu si dhe për historinë e vet 30 vjeçare, ditëlindja e LDK, prej të cilës lindi dhe AKR, është festë e të gjithë shqiptarëve. Jo thjesht e anëtarësisë së saj. Ndaj unë sot formuloj Urimet më të mira për suksese në këtë moment kaq të veçantë në historinë e Kosovës. Besoj shumë se zëri i traditës, pjekuria dhe ekuilibri i liderit Isa Mustafa do të ndihmojë LDK dhe konstelacionin e ardhshëm qeverisës, krejt Kosovën që të gjejë qetësi, vijimësi të reformave dhe ruajtjen e orientimit properëndimor të Republikës sonë të re!”, ka përfunduar Pacolli.

Ndryshe sot me rastin e 30-vjetorit jubilar të themelimit të partisë, anëtarë të kryesisë dhe struktura e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova.

I pranishëm ishte edhe nënkryetari dhe njëherësh kryetari i Podujevës, Agim Veliu, i cili foli për mediat./arbresh.info/

 

 

LDK homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës për 30-vjetorin e themelimit

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme