Gjatë qëndrimit në Kosovë, ish-eurodeputetja Doris Pack foli edhe për zhvillimet e fundit. Ajo foli për masat dhe Asociacionin.
“Nuk mendoj se duhet ndëshkuar ju. Kosova nuk duhet ndëshkuar se Kosova nuk është fajtore, janë ata dhe dini shumë mirë dhe fatkeqësisht janë bërë sanksione false kundër jush dhe ju nuk e keni merituar dhe ishte dashur të trajtoheni si shtet i pavarur që po punon shumë mirë dhe keni demokraci funksionale, e nënvizoj këtë”, tha Pack.
Ajo tutje tha se mendon se Qeveria aktuale dhe presidentja e vendit duhet te bëjnë gjithçka që ta çojnë vendin përpara.
“Asociacioni nuk duhet të ketë fuqi legjislative dhe ekzekutive. Mund të kenë kulturën e tyre, edukimin dhe gjuhën e tyre, mirëpo jo fuqi ekzekutive dhe legjislative. Në të kundërtën, ju do të keni shtet brenda shtetit dhe ju do ta keni Serbinë brenda në Kosovë. E Serbia është atje e Kosova është këtu”, ka thënë ajo./rtk/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...