Qendra Klinike Universitare ka njoftuar për një operacion që është kryer në Klinikën e Ortopedisë, i cili sipas njoftimit zyrtar, ka rezultuar i suksesshëm.
“Pacientit M. B, 52 vjeçar nga Mitrovica, për shkak të tumorit i kishin mbetur këmbët e palëvizshëm dhe nuk arrinte që të lëvizte me këmbët e tija. Pas ekzaminimeve të nevojshme, ekipi i mjekëve nga Klinikës e Ortopedisë, vërtetoi se pacienti nuk mund të lëvizte, si pasojë e një tumori në vertebrat lumbale L2 dhe L1”, thuhet në komunikatën e QKUK-së.
Ekipi operator, pasi mori rezultatet diagnostike që i ishin kërkuar pacientit, vendosi që të njëjtin ta operonte.
“Pas 5 orëve të operacionit, pacientit i hiqet tumore dhe bëhet fiksimi i pasëm me vida dhe tashmë pacienti fillon të lëvizë këmbët e tija”, thuhet në komunikatë.
QKUK i ka bërë publik edhe emrat e ekipit që ka udhëhequr operacionin e që janë Dr. Xhavid Gashi , Dr.Nexhmedin Duriqi, dr. Luan Kuqi , anesteziologu dr. Islam Krasniqi dhe instrumentare Fexhrije Jonuzi, bashkë me ekipin tjetër mbështetës.
“Pacienti tash është në gjendje të mirë dhe po arrin që të lëvizë këmbët që para operacionit nuk arrinte ta bënte”, thuhet në komunikatë.
Sipas këtij njoftimi pacienti për një javë do të mbikëqyret nga stafi mjekësorë në Klinikën e Ortopedisë dhe pastaj do të vazhdojë tretmanin që parashihet me protokollet mjekësore. /Telegrafi/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...