Nuk mundet t’i përmbajë lotët kur e kujton momentin më të vështirë në jetën e tij. Para dy vjetësh, Hajdin Krivaca, ishte në prag të vdekjes.
Në këtë gjendje, thotë se e solli, doktori Abedin Salihu, për shkak të neglizhencës.
Tash mjeku dhe pacienti do të përballen në gjyq.

Kur trajtimin e tij e vazhdoi në Prishtinë, doktori në fletë lëshim nuk i kishte shkruar as terapinë e marrë.
Për neglizhencën që ka pasur ndaj tij mjeku, ai ka ngritur edhe kallëzim penal.
E doktori që po akuzohet nga Krivaqa, siç mëson FRONTAL, nuk është hera e parë që po përballet me ankesa të tilla.
Edhe pse në orar të punës, ai nuk ka pranuar të flasë asnjë fjalë për rastin.
Sidoqoftë, pas 2 viteve kur është bërë kallëzimi penal, për këtë rast është ngritur edhe aktakuzë.
FRONTAL ka siguruar aktakuzën ku thuhet se Abedin Salihu, ka trajtuar të dëmtuarin në mënyrë haptazi të papërgjegjshme.
Pasi që pacientit iu ishte keqësuar gjendja shëndetësore, mjeku, nuk ishte përkujdesur as për dhënien e dozave të gjakut.
Tash drejtësia po merret me këtë rast dhe të martën pritet të mbahet seanca e parë gjyqësore.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...