Mungesa e materialit shpenzues në laboratorin e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Obiliq, po bën që pacientet të paguajnë shuma të mëdha parash për të marrë shërbime në laboratorët private. Zyrtarë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, thanë për Radio Kosovën se më këtë problem po ballafaqohen me javë të tëra.
Ali Prokshi, tregon se ishte rekomanduar nga mjekët për të bërë disa analiza laboratorike, por mungesa e materialëve në Qendrën Mjekësore Publike po bën që Prokshi të drejtohet në laboratorët privatë.
Privat po duhet t’i bëj. Me pare… s’ke pare, mbarove.. as analiza as asgjë hiq. Ehhhh çfarë kushte, me një pension, 160 euro i marrë,po çka me bë, askush nuk po na pyet. Me u sëmur po, por ndodh se s’mund të çohesh ma, se nuk ka ilaçe e as asgjë hiç!
Pacientët si Prokshi tregojnë se po detyrohen t’u drejtohen laboratorëve privatë, shumica e të cilëve janë përballë objektit të laboratorit publik.
‘’U mbytem duke blerë, qe 2 ditë a 4 ditë jam këtu së bashku me gruan, edhe asgjë… kemi mbet si ardhi i kalbët.”
Haki Jashari, drejtor i Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare në Obiliq, tregon arsyen se pse kjo qendër po përballet me mungesë të reagencave, që shërbejnë për analizat laboratorike.
“Është fakt, kemi mungesë të reagencave! Është çështje e procedurës me furnizuesin, po ashtu edhe mungesë e mjeteve buxhetore. Në konsultim me strukturat komunale, kanë bërë zgjidhje që tash do të kemi një shumë të caktuar të mjeteve me të cilat do të funksionojë laboratori deri në fund të vitit”, ka hënë ai.
Jashari thotë se brenda një viti mbi 82 mijë pacientë kërkojnë trajtim mjekësor në këtë komunë dhe, sipas tij, ata nuk gëzojnë asnjë privilegj për shkak të ndotjes së lartë të ajrit me të cilën përballet kjo komunë./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...