Mungojnë barnat esenciale.
Madje të shtrirët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës shpesh herë detyrohen të blejnë edhe gjilpërat e dorëza për mjekët.
Por, së fundi kjo qendër ka vendosur të bëj një furnizim krejt ndryshe e që nuk do të u hy në punë farë pacientëve.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se QKUK ka blerë aparat fotografik.
Për kontartën me titull “Furnizim aparat fotografik” fillimisht ishte planifikuar që të shpenzoheshin 4.200 euro.
E pas hapjes së tenderit fituese ka dalë kompania që ka ofruar vlerën më të ulët. Nga gjithsej 6 tender sa ishin pranuar 2 ishin vlerësuar si të përgjegjshëm e fituese ka dalë “” FutureBITS ” SH.P.K.” nga Prishtina.
Kjo kompani ka ofruar çmimin prej 3 mijë e 815, ndërsa çmimi më i lartë i ofruar 4 mijë e 200 euro.
Ndryshe ditë më parë Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti ka shpenzuar mbi 34 milionë euro nga rreth 50 milionë sa ishte buxheti i saj për këtë vit.
Edhe pas kësaj shume të shpenzuar gjatë tërë vitit pacientët janë përballur me mungesë të barnave e gjërave esenciale për mjekim në QKUK.
Muaj më parë u raportua se për të iu nënshtruar operacionit pacientët duhet të blejnë edhe dorëzat vlera e të cilave arrin në disa cent./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...