Mungesa e furnizimit me insulina po shkakton shumë telashe tek pacientët me diabet.
Pacientet me diabet po ankohen se nuk po iu dhurohen me kohë. Ata e marrin vetëm një insulinë njëherë në muaj.
T.H. nga Prishtina ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me insulinat që nuk po i merr me kohë.
“Unë marre dy insulina nga ambullanta, njëra është për ditën, njëra për në mbrëmje. Ambullanta ma ka dhanë veç njërën, cilado po qëllon.”
Ajo më tej thotë se një insulinë nuk i mjafton, i bën veç për shtatë ditë.
“Një insulinë më bën veç një javë, unë e marr tre herë në ditë, tani tjerat po duhet me i ble në barnatore.”
Në këtë rast pacienti detyrohet që të tjerat t’i blejë në barnatoret private, ndërsa barnatoret private ua ngrisin çmimin herë 7 e herë 10 euro.
Bujar Gashi, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ka kundërshtuar një gjë të tillë duke thënë për arbresh.info se nuk ndodhë që pacientët të marrin vetëm një insulinë, vetëm në rast të ndonjë gabimi teknik ose kur ka mungesë të tyre.
‘’Nuk ndodhë që pacientët me marrë vetëm një insulinë, përjashtimisht mundet me ndodhë naj herë kur nuk ka për shembull, por kur ka, ka me pas për krejt”, thotë ai.
Tutje, sipas tij, pacientët marrin me recetë, në bazë të dozave ditore i kalkulojnë insulinat për gjithë muajin.
”Pacienti merret me raport me recetë, edhe në recetë krejt i shkrun doza ditore, në bazë të dozës ditore i kalkulojnë insulinat për krejt muajin, edhe jepen ndoshta 3-4, 5-6 i kam pa edhe vetë nashti i qet 9 pllakona në insulinë ku i marrin për krejt mujin, nuk mundet me marrë për një javë e më mbetë për ditë tjera. Kjo nuk ndodhë veç naj gabim teknik.”, deklaroi Gashi për arbresh.info.
Arbresh.info ka provuar të kontaktojë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë nëse ende ka mungesë të insulinave, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndryshe, diabeti është një sëmundje ku trupi juaj nuk prodhon insulinë të mjaftueshme për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak.
E, Insulina për diabetikët është jetike, sepse një pacient që merr insulinë nuk guxon të mbesë as edhe dy orë pa të. /Pranvera Beqa/arbresh.info/
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...