Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë që liderët politikë në zgjedhjet e 17 tetorit do të kenë fuqi përcaktuese në komunat ku kandidatët sipas tij, kandidojnë kryesisht për herë të parë.
“Zgjedhjet lokale janë krejt ndryshe nga ato të përgjithshmet pasi nuk është ndikimi absolut i situatës së përgjithshme politike, apo i ndonjë lideri të caktuar – pasi po të ishte kështu nuk do të ishte nevoja të mbaheshin zgjedhjet fare. Në Pejë, VV-ja ka qenë mbi 50 përqind në zgjedhjet e fundit dhe LDK-ja ka qenë me 18 përqind në Pejë dhe pse kish me pasë arsye LDK-ja me hy në zgjedhje në Pejë”.
Paçarizi Klan Kosova, ka thënë që Arben Vitia mund të jetë në garë “pa dalë në fushatë asnjë ditë të vetme”.
“Ajo çka na po shohim si trend tash duke i besuar hulumtimit në një masë të caktuar dhe një ndjenje të përgjithshme që ne e krijojmë është që politika qendrore, zhvillimet politike dhe liderët politikë do të kenë fuqi përcaktuese në komunat ku kandidatët kandidojnë kryesisht për herë të parë’.
“Situata në Prishtinë është më ndryshe – të gjithë janë kandidatë që kandidojnë për herë të parë për kryetarë komune dhe mendoj që ka me pasë një ndikim partia më e madhe VV-ja – ta zëmë Vitia mund të jetë në garë pa dalë në fushatë asnjë ditë të vetme. Këtu kemi kandiatë që janë për herë të parë. Ka disa komuna që janë për herë të parë dhe ndikimi është shumë më i madh i partisë”, u shpreh tutje ai.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...