Paçarizi: Nëse SHBA merr drejtimin e dialogut Kosovë-Serbi, PDK mund të hyj në qeveri

22:02 | 23 Korrik 2020
L G

Analisti politik Rrahman Paçarizi, ka komentuar zhvillimet politike në vend pas publikimin të propozim-aktakuzave nga ana e Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës për presidentin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, si dhe rifillimin të dialogut me Serbinë.

Paçarizi në Klan Kosova tha se janë dy momente që do të mund ta çojë vendin në zgjedhje.

“Nëse dialogu do të vazhdojë e drejtuar nga Bashkimi Evropian dhe rrëshqitja në dialog teknik dhe natyrisht e provokuar nga ndonjë parti opozitare si: Partia Demokratike e Kosovës mund ta çojë drejt zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje përjashtohet nga opsion për iniciativë që ta rrëzojë qeverinë. Sepse ka pasur raporte bashkëpunimi me LDK”.

Ai theksoi se Partia Demokratike e Kosovës se mund të përfshihet në qeveri nëse dialogu do të drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ajo çka mund të shtyjë PDK-në të hyjë në qeveri është nëse dialogu do të udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty do të mund të kemi përfshirje të Partisë Demokratike të Kosovës. Sepse PDK ka hyrë në obligime sepse 12 vjet ka udhëhequr me qeverinë dhe njerëzit me emra të përvetshëm”.

Analisti politik shtoi se qeveritë që janë të paktë në numër është vështirë të rrëzohen.

Paçarizi tha se njëjtë ka qenë edhe me PANIN.

Ai theksoi se Partia Demokratike e Kosovës, do të jetë lojtari kryesore, ose do ta mbajë Qeverinë Hoti ose do ta rrëzojë.

Paçarizi tha se PDK dhe VV, ose duhet ta ndihmojnë qeverinë ose ta rrëzojnë.

“Tingëllon pakëz si klishe por edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të i bëhen krah qeverisë. Nëse ju jeni ra në dakord që ta votoni rishikimin e buxhetit dhe Pakon Emergjente, atëherë me rëndësi është edhe dialogu. Duhet të ketë përfshirje në dialog”.

“Tre qeveri janë rrëzuar shkaku i dialogut. Marrëveshja përfundimtare ose duhet të ndihmohet ose edhe të rrëzohet.

Pranda edhe Partia Demorkatike e Kosovës edhe Lëvizja Vetëvendosje, ose duhet ta ndihmojnë qeverinë ose ta rrëzojnë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme