Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, ka folur rreth situatës aktuale politike në Kosovë.
Analisti Rrahman Paçarizi, thotë se nxjerrja në publik e mospajtimeve që kanë pasur LVV dhe LDK kanë përkeqësuar raportet mes tyre.
Paçarizi në RTV Dukagjini, thotë se tashmë palët e kanë të qartë se nuk mund të bëjnë marrëveshje dhe po mundohen të japin arsyetime në publik.
Ai thotë se ndoshta Vetëvendosje do të delte më mirë nëse Konjufca jep dorëheqje por sipas tij ai vështirë se do ta bëj një gjë të tillë.
“Konjufca më së paku është fajtor për situatën e krijuar. Pasojat duhet t’i bartin Albin Kurti dhe Isa Mustafa”.
Paçarizi thotë se oferta e Kurtit për 14 ministri është një qasje shumë jo serioze kur partitë më parë janë dakorduar për 12 ministri.
“LDK do të dilte shumë keq nëse pranonte, pasi do t’i binte që ata po luftojnë për poste e jo parime”.
Paçarizi thotë se vështirë se mund të imagjinohet ndonjë skenar tjetër pos zgjedhjeve pasi sipas tij edhe PDK-së e AAK-së tashmë më shumë u konvenojnë zgjedhjet se ndonjë matematikë tjetër për t’u përfshirë në qeveri.
Ai ka thënë se nëse shkohet në zgjedhje e vetmja gjë që do të ndryshojë do të jetë se subjektet më nuk do të kenë vija të kuqe.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...