Njëra ndër çështjet me të rëndësishme njëkohësisht edhe më të ndjeshme, me të cilën do të përballen institucionet e Kosovës është dialogu me Serbinë, i nisur në vitin 2011, por që akoma nuk ka arritur qëllimin final, normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
E analisti politik Rrahman Paçarizi, nuk e sheh si të vonuar çështjen e dialogut me Serbinë.
“Unë nuk mendoj se jemi vonuar me dialogun me Serbinë sepse kemi edhe një krizë shëndetësore e cila duhet të jetë prioritet në fakt dialogu me Serbinë, asnjëherë nuk ka qenë dhe as qe duhet të jetë prioritet i Kosovës por meqë është prioritet i partnerëve tanë ndërkombëtare, ne nuk mund ti shmangemi dialogut dhe duhet të jemi të gatshëm që në secilin situatë të përballemi me dialogun. Gjithashtu ka çështje ma të rëndësishme aktualisht, siç është pandemia, zhvillimi ekonomik dhe çështje të tjera”, tha ai për arbresh.info.
Sipas tij Kosova duhet të dakordohet me partnerët ndërkombëtarë për nisjen e dialogut.
“Por pasi që partneret tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe shtetet e Bashkimit Evropian po e shtyjnë çështjen e dialogut përparen ne nuk guxojmë të shndërrohemi në pengesë të dialogut, por përkundrazi duhet të dëshmoje si partner i fuqishëm dhe si partner i besueshëm i Bashkësisë Ndërkombëtare e sidomos i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.
Aleksandar Vuçiq ka thënë se pret që të nisë dialogu Kosovë – Serbi me t’u formuar qeveria e re./A.Zeka/arbresh.info/
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...