Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i rëndësishëm, sepse skena politike në Kosovë ka qenë e acaruar së tepërmi dhe duhej një vendim për të ulur gjakrat dhe për ta qetësuar situatën e për ta qartësuar atë, kështu thotë për arbresh.info, analisti politik Rrahman Paçarizi.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë vendime finale, unë dua të besoj që është një vendim që është marrë nga profesionistët. Ky vendim ka qenë i rëndësishëm sepse skena politike në Kosovë ka qenë e acaruar së tepërmi, dhe duhej një vendim për të ulur gjakrat për ta qetësuar situatën dhe për ta qartësuar atë. Sidoqoftë ajo që është dashur të nxjerrim si mësim nga ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është se Kushtetua e Kosovës duhej të amendemantohej në mënyrë që të jetë një Kushtetutë e qartë, dhe jo një Kushtetutë e cila ka aq shumë paqartësi saqë pas çdo vendim të institucioneve të Kosovës, një palë duhet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta kontestuar një vendim të caktuar”, tha ai.
Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës duhet të ndjekë modelin e kushtetutave të vendeve të ngjashme me Kosovën.
“Kushtetua e Kosovës duhet të jetë e qartë duhet të ndjek modelin e Kushtetutave të vendeve të ngjashme me Kosovën sepse klasa jonë politike ende është një klasë jo mjaft e pjekur politikisht e cila ka nevojë për situata krejtësisht të qarta në mënyrë që të lihen sa me pak mundësi interpretimi”, thotë ai.
Paçarizi thotë se Gjykata Kushtetuese përfundimisht ju ka treguar partive politike që nuk mund të vendosin vija të kuqe.
“Sipas Kushtetutës së Kosovës mundësia e parë vazhdon ti takojë partisë së parë, por nëse partia e parë nuk arrin ta mbajë Qeverinë, atëherë kjo bartet edhe tek faktorët e tjerë të cilët nuk munden të përjashtohen nga jeta politike. Unë mendoj që ky vendim i Gjykatës Kushtetuese bënë që partia e parë cila do qoftë ajo të sillet me më shumë përgjegjshmëri në raport me punët qe e presin dhe ne raport me partneret e tjerë dhe mendoj që vendimi i Gjykatës Kushtetuese përfundimisht ju ka treguar partive politike që nuk mund të vendosin vija të kuqe paraprakisht lidhur me bashkëpunimin me partitë e tjera por duhet të tregohen më të përgjegjshme më bashkëpunuese dhe të sillen në raport me situatën”, pohoi ai.
Ai thotë se është kundër atyre që i shohin protestat si rrezik për vendin, pasi që qytetarët kanë të drejtën e tyre për të kontestuar madje edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Protestat janë një e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve, VV dhe secila parti ka të drejt të mbajë protesta askush nuk guxon ta mohoj të drejtën e protestave. Secila protestë që nuk e rrezikon sigurinë në vend është protestë e ligjshme. Dhe unë jam kundër atyre qe i shohin protestat si rrezik për vendin. Por vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen nga partitë politike dhe Institucionet e Kosovës por qytetarët e Kosovës e kanë të gjithë të drejtën e tyre për të kontestuar madje edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse është shprehje demokratike e vullnetit të tyre dhe mendimit të tyre të lire”, ka thënë Paçarizi./A.Zeka/arbresh.info/
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...