Profesori i gjuhës shqipe, Rrahman Paçarizi ka komentuar për gjuhën ofenduese mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut dhe deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, e cila sipas tij është e “papranueshme dhe e ulët”, njofton Klan Kosova.
“Bëhet fjalë për dy deputetë të ardhshëm të cilët nuk kanë respekt dhe kujdes për publikun që i drejtohen”.
“Këta dy persona kanë shumë ndjekës dhe gjuha e tyre e përdorur është e papranueshme dhe e ulët”, ka thënë Paçarizi në Ballë për Ballë në Klan Kosova.
Paçarizi gjithashtu ka thënë se edhe kolegët e tyre deputetë duhet të distancohen nga kjo gjuhë.
“Do të ishte mirë sikur kolegët e tyre të distancoheshin nga kjo gjuhë por rrëmbehen duke thënë të pavërteta të paverifikuara që quhen edhe shpifje”.
“Etiketimet banale si ato të Fisnik Ismailit për prindërit të një deputeteje ose anasjellta janë një gjuhë e ulët pasi prindërit e tyre nuk janë pjesë e politikës”.
Sipas Paçarizit edhe në Kosovë po instalohet një frymë që e kemi parë në Kuvendin e Shqipërisë.
“E keqja është që po instalohet në Kosovë një frymë që e kemi parë në Kuvendin e Shqipërisë”.
“Instalimi i kësaj gjuhe krijon një standard të ri të komunikimit dhe kjo do t’i acarojë edhe më shumë raportet mes simpatizantëve të tyre politikë”.
“Si deputetë në vendin po instalojnë një gjuhë që nuk po u ka hije”.
“Partitë politke duhet të distancohen nga gjuha e tillë, nga fyerjet banale pasi Kosova është një vend i vogël dhe sigurisht se është një diskurs i dëmshëm i cili mund të esklajoë duke pasur parasysh mentalitetin në Kosovë”, ka thënë Paçarizi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...