Analisti politik, Rrahaman Paçarizi, ka parë një garë të ngushtë mes tri partive LDK, PDK dhe VV.
Sipas tij këtë gjë e dëshmon edhe goditja dhe barrikadimi i tyre ndaj njëra-tjetrës, njofton Klan Kosova.
“Kjo flet për një garë të ngushtë së paku në mes të këtyre tri partive të mëdha PLDK, PDK dhe VV kanë ambicie por të qenë të parat dhe besoj se kanë shansa për të qenë dhe për këtë arsye ata janë shitur të forta para njëra-tjetrës”.
“Por situata e PDK-së nga njëra anë dhe e LDK-së dhe VV-së nga ana tjetër është pak më e veçantë sepse në njëfarë forme është LDK është delja e zezë në këto zgjedhje. Një pjesë e mirë e partive politike kanë thënë që nuk bëjnë koalicion me PDK-në. Kjo parti në anën tjetër është sjellë sikur nuk po ndodh asgjë dhe sikur ka alternativa për koalicion pas zgjedhje ndoshta duke u mbështetur në të kaluarën”.
“Por më duket se LDK tani e ka një pozicion jo siç e ka pasë herët e kaluara kur ka folur për vija të kuqe dhe pastaj është sjellë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Tani është Vjosa Osmani që nuk e paraqet atë frymën e LDK-së është pak më rebele dhe pak më Vetëvendosje dhe në këtë kuptim nuk besoj se nëse kjo do të jetë personi që vendos nuk besoj që kjo do të kapërdinte fshirjen e vijës e kuqe të PDK-së”.
“Qoftë goditjen ndaj njëra-tjetrës, qoftë barikadimi flet për një garë të ngushtë. Tjetër element që më flet për garë të ngushtë është se të tria këto parti e këto subjekte politike i kanë kursyer subjektet e tjera. Madje edhe AAK-në e kanë kursyer edhe kryeministrin Haradinaj nuk janë marrë më shumë me të më shumë janë marrë me njëra-tjetrën e aq më pak me Nismën, AKR-në e kështu me radhë”.
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...