Marrëveshja për Stabilizim Asoocim (MSA), është më tepër marrëveshje që ka mbet në letër se sa që po zbatohet në praktikë. Pa liberalizim të vizave bizneset kosovare nuk mund t’i gëzohen kësaj marrëveshje. Procesi i aplikimit në ambasada të shteteve evropiane në Kosovë, kohëzgjatja e vizës janë disa nga problemet me të cilat ballafaqohen bizneset vendore.
Njazi Musliu, pronarë i kompanisë së përpunimit të metaleve “Eurometal”, është një nga shumë biznesmenët vendor që tregon vështirësitë që hasë gjatë procesit të pajisjes me një vizë me qëllim të lëvizjes së lirë në shtet e shengenit.
Ai thotë se MSA-në nuk mund ta shijojnë pasi duhet me muaj për të pritur një termin për të aplikuar për një vizë. Ka raste kur vizat lëshohen për disa ditë qëndrimi, kjo ia vështirëson edhe më shumë punën, pasi me aq kohë sa ka vizë nuk mund t’i realizojë vizitat me kompanitë evropiane.
“Kjo është pengesë e zhvillimit të çdo biznesi, pamarrë parasysh se çfarë biznesi është. Mos mundësia e qarkullimit të lirë të pronarëve apo edhe e stafit të kompanisë, do të thotë që është një pengesë shumë e madhe për zhvillimin e biznesit, nëse ne kërkojmë që bizneset tona të kenë tregun evropian dhe t’i përcjellim tregjet ndërkombëtare. MSA-ja de fakto ka mbetur në letër për neve, pasi ne nuk kemi mundësi edhe qasje të qarkullimit dhe komunikimit të lirë, sikurse e kanë shtetet në rajon, sikurse që ka Shqipëria, Maqedonia, apo Mali i Zi e Serbia. ..Ende nuk mund ta shijojmë atë pozitë të MSA-së. Krejt është problemi tek vizat, kërkojmë që stafi jonë të shkojë të komunikon direkt me kompanitë apo të marrin pjesë në panaire të ndryshme dhe kjo shpesh është e pa mundshme shkaku se kërkohet viza ose nëse ipet një vizë, ipet në afat katër pesë ditorë, do të thotë të bllokon dhe nuk ke mundësi të komunikimit me kompani të ndryshme”, tha Musli.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, thotë për KosovaPress se MSA nuk mund të zbatohet në plotëni përderisa qytetarëve dhe bizneseve nuk iu sigurohet lëvizja e lirë në shtetet e BE-së.
“Natyrisht se Kosova nuk mund të vjele përfitimet e plota nga zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim Associm, deri në këto kushte kur qytetarët e bizneset nuk mund të sigurojnë lëvizje të lirë brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Nuk është thjeshtë të kenë një lëvizje të lirë ose një qarkullim pa viza për qëllime turistike ose për qëllime personale sa është edhe për eksplorim të mundësive të reja edhe arritje të partneriteteve të biznesit me kompanitë të cilat operojnë në BE”, tha Zeka.
Ai ka shtuar se këta tre-katër muajt e fundit ka vërejtur më shumë ankesa nga ana e bizneseve për sa i përket vështirësive në sigurimin e një vize Shengen.
Ndërkaq, Mimoza Ahmetaj, ministre e Integrimeve Evropiane, ka thënë se nënshkrimi i MSA është dokumenti më i rëndësishëm për Kosovën. Ajo tha se janë duke punuar në atë drejtim që bizneset, studentet të kenë qarkullim më të lehtë të lëvizjes në shtete e BE-së.
“MSA është dokumenti i parë që Kosova e ka nënshkruar me BE-në. MSA si dokument i tillë është dokument i cili e vulosë rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian dhe i dedikohet gjithë shtetit. Mirëpo nuk mund të krahasohen, nuk mund të bëhet një paralelizëm në mes këtyre dy proceseve sepse rëndësia e MSA-së, është diçka e pamohueshme dhe e pa tjetërsueshme. Ne do të bëjmë çmos jo vetëm për bizneset, por edhe për studentët dhe për gjithë qytetarët e Kosovës, sepse liberalizimi është e drejtë e lëvizjes së lirë brenda shteteve shengen. Jemi duke bërë çmos që edhe atë ta finalizojmë sa më parë që është e mundur”, tha Ahmetaj.
Edhe Pal Lekaj, shef i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se MSA nuk mund të implementohet pa liberalizmi të vizave.
“Marrëveshja për MSA, nuk ka kuptim derisa ne nuk kemi lëvizje të lirë apo liberalizim të vizave, sepse kjo i kushtëzon bizneset, i kushtëzon për të lëvizur në Evropë, për të kontaktuar me bizneset të tjera, prandaj asnjë kuptim nuk ka implementimi i MSA, pa liberalizim të vizave. Këtë e kemi shqyrtuar edhe në Bruksel, në Komisionin për MSA dhe iu kemi bërë të qartë që pa liberalizim të vizave qytetarët nuk mund të lëvizin dhe nuk mund të ketë sukses as MSA-ja”, tha Lekaj.
MSA ka hy në fuqi me 1 prill të vitit të kaluar. Me këtë marrëveshje u mundësohet prodhuesve të Kosovës plasmini e mallrave të tyre në vendet e BE.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...