Google ADS

Pa u bërë të ditura arsyet, nuk mbahet pjesa e dytë e seancës së sotme në rastin Thaçi dhe të tjerët

18:24 | 8 Korrik 2024
E.H

Pa u bërë të ditura arsyet, pjesa e dytë e seancës së sotme në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk është mbajtur.

Ndonëse sipas orarit të zakonshëm pjesa e parë e seancës përfundon në orën 13:00 për të filluar më pas në 14:30, duke pasur parasysh 45 minuta me vonesë në transmetim, këtë herë nuk ndodhi ashtu, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, përmes një njoftimi sqaruan se orari për seancën e pasdites ishte përditësuar.

“Ju njoftojmë se seanca në gjykimin Thaçi dhe të tjerët këtë pasdite do të fillojë në orën 16:30 (ose në orën 17:15 transmetimi në internet)”, thuhej në njoftim.

Ndërkaq, pasi filloi seanca, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, kërkoi ndjesë për vonesën duke shtuar se nuk kishin se çfarë të bënin, por nuk e tregoi arsyen.

“Ndjesë për vonesën po nuk kishim çfarë të bënim, ju lutem z. Sekretar të kalojmë në seancë private”, tha Charles Smith III.

Pasi u hap seanca, Smith e ndërpreu menjëherë seancën, duke njoftuar se e radhës do të mbahet nesër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme