Pa shenja jete dërgohet në  spital një burrë nga Shtimja -nisin hetimet

14:08 | 25 Shkurt 2020
Arbresh Info

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një burrë nga Shtimja është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente, transmeton arbresh.info

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku viktima ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“ Shtime 24.02.2020 – 01:45. Raportohet se në Qendrën Emergjente ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, theksohet në raportin e policisë.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Policia e ka cilësuar rastin si “Hetim i vdekjes”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme