Taksa e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja ka bërë që procesi i dialogut të stagnojë. Përfaqësuesit e të dyja shteteve nuk kanë zhvilluar asnjë takim në kuadër të këtij procesi.
Ndonëse vazhdimisht është bërë thirrje nga ndërkombëtarët që taksa të pezullohet e të vazhdohet me dialog, pala kosovare nuk ka marrë për bazë këtë, pas bllokadës së dialogut nga Serbia.
Por marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë paqësore, në kufijtë ekzistues e ku duhet të përshihen edhe reparacionet e luftës dhe suksesionet, tha në një intervistë për Ekonomia Online, ish-ministrja për Dialog Edita Tahiri.
“Tani dialogu duhet të shkoj drejt një marrëveshje paqësore të qëndrueshme duhet të bazohen në njohjen reciproke në mes të dy shteteve në kufijtë ekzistues që do të marrë parasysh, reparacionet e luftës dhe suksesionet”.
“Nën rekreacionet duhet të ketë garanci, e garanci është njohja reciproke që siguron që nuk rikthehen arsyet e konfliktit dhe vendoset dhe vendoset një paqe afatgjate qëndrueshme në mes të dy shteteve si një kontribut edhe për të ardhmen, jo vetëm të të dyja shteteve që synojnë ardhmëri evropiane, por edhe për Ballkanin”.
Tahiri thotë që Kosova në marrëveshjen përfundimtare duhet të kërkojë edhe 1/8 e pasurisë së Ish-Jugosllavisë pasi ka qenë pjesë federale e saj.“Kosova në këtë dialog duhet të kërkojë 1/8 e pasurisë së ish-Jugosllavisë sepse lindja e shtetit të Kosovës është prej arsyeve kryesore është zhbërja e ish-Jugosllavisë ku kanë qenë 8 njësi federale Kosova ka qenë një prej tyre dhe i takon 1/8 e pasurisë, këto janë parimet kryesore që kishin rezultuar në një marrëveshje paqe të qëndrueshme dhe e kishin mbyllur kapitullin e armiqësive jo vetëm në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe në mes të dy kombeve shqiptarëve dhe serbëve”.
Tahiri thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) duhet të jenë ndërmjetësuese në dialog që ky proces të përmbyllet.
“Edhe SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian duhet të jenë ndërmjetësuese të këtij dialogu. Ne si Qeveri në vitin 2014 e kemi dorëzuar platformën për fazën finale për një marrëveshje paqësore ku e kërkojmë decidivisht që të dyja duhet të jenë pjesë e dialogut”.
Ish-Udhëheqësja e dialogut teknik është shprehur se presidenti nuk ka autorizim për të udhëhequr dialogun me Serbinë dhe se Qeveria Haradinaj ka shkelur Kushtetutën pasi nuk e zbatoi të drejtën për të udhëhequr atë.
“Presidenti nuk ka autorizime për dialogun, Kuvendi i Kosovës e ka autorizuar Qeverinë që të udhëheqë dialogun, tani pse kjo Qeveri që po shkon nuk e zbatoi këtë të drejtë dhe e shkeli kushtetutën është çështje që duhet të bisedonim me ta. Është sërish Kuvendi i Kosovës ai që duhet ta autorizoj delegacionin e Republikës së Kosovës për dialog”.
Edhe Demush Shasha, nga Instituti EKIP, tha se pas vendimit të Kushtetueses dialogun duhet ta udhëheq kreu i Qeverisë, duke shtuar se vendit i duhet konsensus nacional për këtë proces.
“Nuk ka rrugë tjetër përveç një konsensusi nacional për trajtimin e temave që do të diskutojnë me Serbinë”.“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese konsideroj se ky debat është përmbyllur dhe duhet të veprohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese respektivisht që kryeministri të jetë ai i cili udhëheq dialogun”.
Jeta Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet anëtare ndikon në procesin e dialogut me Serbinë.
“Kur e shohim marrëdhënien e Kosovës me BE-në, mund të themi që është një marrëdhënie shumë e komplikuar në kuptimin që Kosova nuk njihet nga pesë shtetet e BE-së dhe sinjale jo pozitive për agjendën e zgjerimit mund të ndikojë drejtpërdrejtë dhe në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, pasi ne e dimë që ky proces është i ndërlidhur me agjendën evropiane të dyjave shteteve dhe nëse nuk ka garanci dhe nuk ka të themi edhe një gatishmëri që BE-ja të përmbushë pjesën e obligimeve të tyre, atëherë mund të ketë dhe ngecje drejtpërdrejtë edhe në këtë proces”.
Ajo thotë se nuk ka gatishmëri të BE-së për të përmbushur pjesën e obligimeve të tyre, duke krijuar kushtet të barabartat dhe mundësi integrimi për Kosovën.
“Është më se e nevojshme që edhe në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, kjo çështje të zgjidhet, të kërkohet nga ana e BE-së që na fakt ata si BE-në, kuptimin në Parlament, Komision edhe vetë Këshilli të ndërmarrin veprime të cilat do qonin deri te njohja nga këto pesë shtete jo njohëse”.
Përderisa Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLSP), thotë se Qeveria e re duhet të ketë qëllim tri elemente kur të rifillojë dialogun e Serbinë, e para që ky proces të trajtohet si përgjegjësi kombëtare.
Më pas sipas tij, në dialog duhet të ketë pajtueshmëri të përgjithshme nga spektri politik dhe se në këtë proces nuk duhet të trajtohen temat që prekin interesin e vendit.“Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë për qëllim tri elemente kryesore kurdo që të rifillojë dialogu.
E para duhet ta trajtojë dialogun si përgjegjësi kombëtare në kuptimin e përgjegjësisë që institucionet shtetërore kanë përfaqësimin e interesave kryesore të Republikës së Kosovës dhe ta trajtojë atë si një nga kanalet e mundshme nëpërmjet të cilës do të përfundojë përfundimisht shtetësia e Kosovës”.
“Së dyti duhet të këmbëngulë në pajtueshmërinë e gjerë dhe kur e them këtë e kam në mendje faktin dhe përgjegjësinë që i takon pozitës parlamentare apo shumicës parlamentare që të përfshijë opozitën parlamentare në një bashkëpunim dhe diskutim përmbajtjesor sa i përket temave të dialogut dhe së treti duhet që ta ketë kujdes që në dialog të mos diskutohen çështjet cilat janë kundër interesave të Kosovës dhe e cenojnë shtetësinë e Kosovës sikurse që kanë qenë në dy vitet e fundit çështja e asociacionit të komunave dhe kjo e fundit çështja e diskutimit mbi ripërcaktimin e kufijve”.
Kryeziu thotë se edhe përkundër presionit ndërkombëtar pritshmërit janë të vogla që ky proces të përfundojë brenda dy vjetësh, për shkak të zhvillimeve në të dyja vendet.
“Unë mendoj që presioni ndërkombëtar është mbi kërkesën për ta rifilluar dialogun dhe jo demosdoshmërishtë për ta përfunduar atë dhe unë nuk kam as më të voglat pritshmërinë që ky proces do të përfundojë në të ardhmen e afërt e aq më pak brenda një viti apo dy pasi që të gjitha zhvillimit politike na dërgon deri te përfundimi që tash më nuk ka një disponim të atillë dhe nuk ka kushte të atilla.
Gjithsesi presioni do të vazhdojë që dialogu të rifillojë dhe rifillimi i dialogut është një sukses në vete drejt angazhimit që duhet të marr për përfundimin e tij”.
Ai thotë se Kosova ka bërë gabim strategjik, duke faktorizuar rolin e Serbisë në këtë proces, duke shtuar se nuk ka pasur një strategji të qatë e cila do të mbronte interesin e vendit në rrafshin ndërkombëtar.
“Ky ka qenë një gabim strategjik që Kosova e ka bërë që nga fillimi i dialogut politik në vitin 2013 duke e faktorizuar rolin e Serbisë në dialog dhe njohjen e Serbisë si vula e fundit e përfundimit të shtetësisë së Kosovës dhe rrjedhimisht këto janë pasojat që sot po i vuajmë duke qenë se për asnjë moment nuk ka pasur një strategji të çartë dhe koherente e cila do të mbronte interesat e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar sikurse edhe në raport me Serbinë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi”.Kryeziu potencon se BE-ja nuk ka qenë shumë e zëshme ndaj kampanjës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës.
Prandaj sipas tij, BE-ja si një ndërmjetësues duhet të ketë trajtim të barabartë ndërmjet të dy palëve të përfshira në dialog.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...