Një qytetarë nga Deçani, Kastriot Hulaj, ka njoftuar se panot që ishin në pronë të tij me logon e UÇK-së dhe Nato-s, janë rrënuar pasditën e sotme nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i.
Hulaj bëri të ditur se rrënimi i panos është bërë me masa të rrepta dhe pa asnjë dokument apo vendim për rrënimin.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se panoja ishte vendosur aty tash e disa muaj.
“Pa asnjë arsyetim e me masa të rrepta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it Italian dhe pa asnjë dokument apo vendim për rrënim, pasditen e sotme më janë rrënuar panot të cilat ishin pronë e imja. Çudia e gjithë kësaj pune është se pse u desht të rrënohen bash sot, kur në të i vendosa këto tri shkronja UÇK sepse panot ishin aty tash e disa muaj”, ka shkruar Hulaj.
Ai ka paralajmëruar se rastin do ta inicioj në organet kompetente.
“Me këtë rast unë do të inicioj si rast dhe sigurisht do të merret prokuroria dhe gjykata! Gjithsesi, qytetarë të Deçanit e ju ish-ushtarë të vërtetë të UÇK-së mos u mërzitni sepse ditëve në vijim do ta mbushim gjithandej Deçanin po më këto shkronja e po më këtë logo”, ka shkruar tutje Hulaj./Arbresh.info/
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...