Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka thnë se ende nuk ka gjetur ndonjë alternativë për të ndaluar ngrohjen me thëngjill, që po konsiderohet si një nga ndotësit më të mëdhenj të ajrit. Shoqëria civile ka paralajmëruar protesta.
Prishtina ka gjasa të përballet edhe këtë dimër me rritje të nivelit të ndotjes së ajrit ngase qeveria nuk ka arritur të ndalojë shitjen ilegale dhe përdorimin e thëngjillit për ngrohje.
Vullnet Krasniqi një nga organizatorët e protestave të vitit të kaluar, kundër ndotjes së ajrit, ka thënë se një Task- Forcë e krijuar nga Ministria e Ambientit nuk po ia del të frenojë përdorimin e thëngjillit.
“Nëse vendimet e qeverisë për ndalimin e përdorimit të thëngjillit nuk zbatohen përsëri do të ketë protesta dhe përsëri do të dalim me maska në qytet”.
Krasniqi thotë se Inspektorati i Mjedisit duhet të ndalë shitjen ilegale të thëngjillit.
Leutrim Sahiti, këshilltari politik i ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka thënë se edhe këtë vit do të ketë përdorim të thëngjillit për ngrohje sepse nuk ka një alternativë tjetër.
“Përdorimi i thëngjillit do të vazhdojë, sidomos në kryeqytet, deri sa në të kemi një alternative tjetër për qytetarët. Ne jemi duke pritur investimin të cilat është duke i bërë Ministria e Zhvillimit Ekonomik në shtrirjen e rrjetit të kogjenerimit, në mënyrë që qytetarët mos të kenë nevojë të përdorin thëngjillin për ngrohje”.
Ndërkaq Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, në një përgjigje për Radio Kosovën, ka thënë se nga viti 2016 deri më tani , janë lëshuar vetëm 10 gjoba administrative për nxjerrje ilegale të thëngjillit.
Për të kontrolluar tregun e thëngjillit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka marrë një vendim i cili ndalon dhënien falas të thëngjillit për punëtorët e KEK-ut./rtklive
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?