Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk do të rrijë duarkryq nëse pagat e veteranëve nuk dalin të plota dhe në kohë të duhur.
Hysni Gucati, kryetar i kësaj organizate ka bërë të ditur për “Indeksonline” se ka marrë një informatë se në gusht ka gjasa të dalin vetëm 50 për qind e pagës. Por, në rast se ndodhë kjo, OVL-UÇK do ta kundërshtojë çdo shumë më pak se 170 euro.
“Një informatë nuk është aq serioze, sa është e vërtetë nuk e di, na kanë premtuar se 50 % e pagave dalin. Edhe me dal 50 % ne nuk e kemi ndërmend me pranu, ne e pranojmë pagën prej 170 eurove. Nuk jam idhtar i rrugës, nuk kemi luftu për një shtet që me dalë në rrugë, por kemi luftuar për ta bërë shtetin tonë, qeverinë dhe institucionet. Institucionet tona e kanë për obligim pagën me qitë me 24 gusht. Zërin do ta ngrisim dhe nuk do të rrimë duarkryq”, ka thënë ai.
Gucati është shprehur se lista e veteranëve mund të jetë e madhe, por nuk është kompetencë e OVL-UÇK-së që të merret me këtë çështje.
Ai ka deklaruar se pret që pagat të dalin më 24-25 gusht, ashtu si parashihet me ligj.
“E di që është numër i madh në lista, por këto janë problem i Qeverisë, nuk ka dashur ta bëjë kategorizimin me kohë. Është neglizhencë e tyre, por neve na intereson vetëm implementimi i ligjit. Ligjin e ka votuar Parlamenti, atë e ka implementuar Qeveria dhe ne nuk merremi me të”, ka thënë ai.
Gucati ka theksuar se beson që pagat nuk do të vonohen, meqë kështu ishte raportuar edhe në muajin korrik, por në fund veteranët e kishin marrë shumën me rregull./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...