Faton Klinaku nga OVL UÇK ka kërkuar nga policia Kosovës që objekti ku gjendet e vendosur selia e kësaj organizate të jetë në mbrojte nga policia e Kosovës.
E shkak për këtë sipas tij është që mos të përsëritet sikurse që ndodhi në vitin 2020 ku një person i maskuar kishte dërguar dosje të gjykatës speciale në objektin ku janë të vendosur OVL UÇK.
Klinaku ka përmendur këtu edhe vjedhjen ne një lap topi të Paris të një gjyqtari të speciales.
Reagimi i plotë:
Meqenëse kanë kaluar 24-orë nga kërkesa jonë drejtuar Policisë, e ende nuk na ka ftuar askush, si dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për të marrë masat, po e publikojmë:
z. Fehmi Hoti
Ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës
I nderuar,
Siç jeni të informuar, në objektin e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, në rrugën e UÇK-së në Prishtinë, ka pasur zhvillime rreth dosjeve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, thënë më konkretisht, një person i maskuar për tri herë me radhë i ka sjellur ato dosje në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, gjë që për këtë, për më shumë se dy vite, në mënyrë të pafajshme po mbahen në paraburgim krerët e Organizatës sonë.
Poashtu, siç është paraqitur në mediat tona e që e ka publikuar një gazetë franceze, ka pasur grabitje në Paris dhe i është vjedhur laptopi një gjyqtari të Speciales me të dhëna sensitive, prandaj kërkojmë nga Ju që të merrni masat e duhura për ta ruajtur objektin apo hyrjen e ndërtesës sonë, me qëllim që të mos përsëriten ngjarjet e shtatorit të vitit 2020. /arbresh.info/
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person