Organizatat e Dala nga Lufta ka mbështetur fuqishëm krijimin e një Tribunali i cili do të gjykojë krimet e serbëve të bëra në Kosovë.
Përmes një letre publike, OVL-UÇK ka kërkuar nga gjithë qytetarët e Republikës që posedojnë fakte për krimet e serbëve t’i deponojnë.
“Tani jemi para një kohe që duhet të vihen para drejtësisë dhe të denohen kriminelet serb për këto masakra dhe që Serbia të paditet dhe dënohet për gjenocid të kryer ndaj popullit shqiptar të Kosovës”. Në këtë drejtim ne mbështesim çdo iniciativë të institucioneve dhe individëve”.
E plotë:
Qytetarët e Kosovës”>Kosovës këto ditë po shënojnë përvjetorët e masakrave ndaj familjarëve të tyre nga shteti okupues serb, nga ushtria,policia, paramilitarët dhe strukturat tjera të organizuara prej shtetit serb, për të vrarë, dhunuar, plagosur,shkarërruar pasurinë dhe të ardhmen e popullit shqiptar në Kosovë.
Ato masakra dhe tmerre të dhunës gjenocidale që bëri Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës”>Kosovës kane shkaktuar vuajtje te secili qytetarë i Kosovës”>Kosovës, por edhe i botës demokratike, për cka edhe intervenini i NATO-s kishte ndodhur.
Sot 20 vite pas këtyre masakrave, të kryera para syve tanë dhe botës e që janë më të tmerrshmet në Evropë pas luftës se dytë botërore, mbetën pa u ndëshkuar. Kriminelët serb që bën këto masakra, janë të lirë dhe menaxhojnë shtetin e Serbisë, siç ishte rasti me paradën e disa ditëve më parë. Shteti serb ka logjikën e njëjtë dhe mohon këto masakra, fuqizon kriminelët dhe nxitë urrejtjen. Kjo shton dhimbjen në plagët tona por besojmë edhe të botës së qytetëruar. Kjo e dëmton paqen dhe drejtësinë në rajon.
Gjykata ndërkombëtare për krime të luftes në ish Jugosllavi dështoj të gjykojë krimet serbe në Kosovë, poashtu edhe misionet ndërkombëtare në Kosovë si UNMIK-u dhe EULEX-i si dhe drejtësia vendore që nga viti 2016 kur mori konpetencat për dënimin e krimeve të luftës.
Në vend se të denohen këto krime, Kosovës”>Kosovës ju imponua e ashtuquajtura gjykatë speciale.
Tani jemi para një kohe që duhet të vihen para drejtësisë dhe të denohen kriminelet serb për këto masakra dhe që Serbia të paditet dhe dënohet për gjenocid të kryer ndaj popullit shqiptar të Kosovës”>Kosovës. Në këtë drejtim ne mbështesim çdo iniciativë të institucioneve dhe individëve.
Andaj në këtë drejtim, bëjmë thirrje që institucionet e Kosovës”>Kosovës të bëjnë veprime konkrete në mbledhjen e faktimin e këtyre masakrave dhe ndërtimin e sistemit që i vë para drejtësisë kriminelët serb dhe atë:
Të krijojnë mekanizma përmes institucioneve ndërkombëtare apo përmes shteteve mike për padi për gjenocid të Serbise ndaj popullit shqiptar të Kosovës”>Kosovës.
Të kërkoj nga OKB, në veçanti nga SHBA dhe shtetet e UE-së ta krijojnë një Tribunal për krimet serbe në Kosovë
E ashtuquajtuara gjykata speciale duhet të përfshijë edhe krimet serbe, duke u amandamentuar ligji ose të vehet kusht nga institucionet e Kosovës”>Kosovës që të mos funksionoj njëanshëm
Të angazhohen ekspert për mbledhjen dhe faktimin e krimeve serbe në Kosovë
Të gjithë të mbijetuarit të ofrojnë fakte dhe dëshmi për krimet serbe dhe t’i deponojnë në Prokuroritë e Kosovës”>Kosovës derisa të themelohet Tribunali për krimet serbe
Prokuroritë e Kosovës”>Kosovës të dëshmojnë dhe deponojnë publikisht dosjet e krimeve serbe në Kosovë
Qeveria e Kosovës”>Kosovës të ndaj buxhet shtesë për këtë qëllim
Organizata e Veteranëve të Luftës konsideron se është koha e fundit për këto veprime dhe se nuk mund të ketë pajtim: pa njohjen e Kosovës”>Kosovës nga Serbia, pa ndëshkimin e Serbisë për gjenocid nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë, pa pranimin nga shteti serb të krimeve serbe që janë bërë në Kosovë, pa kërkim falje nga shteti serb për këto krime, pa ndëshkim të kriminelëve serb që bën masakra dhe pa kompensimin e dëmeve të luftës nga Serbia.
Këto kërkesa tona janë plotësisht të drejta dhe sipas kritereve të botës demokratike. Cdo qasje tjetër shton dhimbjet e secilit qytetar të Kosoves dhe dëmton rëndë të drejtën për drejtësi dhe ndërtimin e paqes në të ardhmen. Presim që institucionet e Kosovës”>Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë të marrin veprime konkrete në këtë drejtim për cka shoqatat janë të gatshme të japin kontributin e tyre.
Prishtinë, 14 maj 2019 OVL e UÇK-së
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin