Kryetari i OVL të UÇK, Hysni Gucati, ka reaguar për anashkalimin e kësaj organizate në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, përcjellë arbresh.info.
Gucati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “’Qeveria’ e dalur nga vota e popullit dhe e akomoduar nëpër kolltuqe falë sakrificave të popullit e të UÇK-së, paturpësisht anashkaluan Organizatën e Veteranëve të Luftës së shenjt të UÇK-së, në seancë solemne për Ditën e Pavarësisë”.
“Ata e këta mund të na anashkalojnë, të mos na njohin, te na quajnë edhe ‘kriminel’, por një gjë duhet ta dinë se, lirinë dhe shtetësinë ua solli gjaku i dëshmorëve dhe sakrifica e veteranëve”, ka thënë Gucati.
Postimi i plotë i Gucatit:
“NË VEND TË NJË REAGIMI
Duke filluar me urimin, në emër të gjithë Veteranëve të Luftës së lavdishme të UÇK-së, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke iu drejtuar gjithë popullit të sakrificës, në veçanti për luftëtarët çlirimtar, prej të cilëve mbi 2000, ranë dëshmorë për lirinë e bashkim kombëtar, mijëra të tjerë mbeten invalid që nuk i kursyen as gjymtyrët e trupit për lirinë e vendit, si dhe mijëra tjerë që me mund e sakrificë të madhe arritën të shpëtojnë nga lufta, edhe pse të lodhur e të dërmuar nga moskujdesi institucional e shoqëror, sot, pra këto institutions te dalura nga vota e popullit dhe te akomoduar nëpër kolltuqe falë sakrificave të popullit e të UÇK-së, paturpësisht anashkaluan Organizatën e Veteranëve të Luftës së shenjt të UÇK-së, në seancë solemne për Ditën e Pavarësisë.
Ata e këta mund të na anashkalojnë, të mos na njohin, te na quajnë edhe “kriminel”, por një gjë duhet ta dinë se, lirinë dhe shtetësinë ua solli gjaku i dëshmorëve dhe sakrifica e veteranëve.
Pra, turpi nuk është si karamele, ai as hahet e as kapërdihet, por të turpëruarve u mbetet në fyt. Turpi qoftë mbi ata fytyrëmarroq që nuk e njohin, ruajnë e vlerësojnë gjakun e lirisë!”(sic.), ka shkruar Gucati.
Në seancën e sotme solemne për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nuk ishin ftuar përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta E UÇK-së. Kuvendi nuk ka dhënë ndonjë sqarim se pse ka ndodhur kjo./arbresh.info/
https://www.facebook.com/hisni.gucati/posts/2705541416228722
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...