Google ADS

OVL paralajmëron Thaçin: Nëse gabon në Bruksel nuk do të rrimë duarkryq

09:18 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, në një intervistë dhënë portalit Arbresh.info, ka folur për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, përfaqësimin e Kosovës në procesin e dialogut nga presidenti Hashim Thaçi si dhe për ‘zhurmën’ që u bë për ndarjen e buxhetit që ua mundëson veteranëve shkuarjen në pushime.

Ushtria është dashur të formohet fill pas lufte, sepse e ka një disiplinë, por duke e pasur parasysh gjendjen në vend ma mirë vonë se hiq. Mendoj problemi ka qenë të ndërkombëtarët për shkak të disa marrëveshjeve që i kanë bërë ka shtyrë procedurën për formimin e ushtrisë”, tha tutje ai.

E lidhur me fryrjen e listave të veteranëve dhe hetimet ndaj tyre, Gucati ka treguar se përgjegjës për krejt këtë çështje është komisioni qeveritar i cili ka përpiluar listën me veteranë.

Lista përfundimtare nuk kemi as ne, kemi dëgjuar që kanë filluar disa verifikime për disa dyshime për keqpërdorime për të qenë pjesë e listës së veteranëve, dhe kërkojmë që sa me parë Qeveria të dërgojë listat përfundimtare të numrit të tyre, sepse ne si organizata nuk dimë as një numër të tyre, dhe kërkojmë që njëherë e mirë të zgjidhet kjo çështje sepse po dëmton luftën e UÇK-së. Përgjegjës për listat e veteranëve është komisioni Qeveritar e jo Organizatat jonë. Në vit në organizatën tonë anëtarësohen rreth 5 mijë persona, ndërsa në total janë 35 mijë të anëtarësuar, por që nuk e marrin të gjithë kartelat në organizatën tonë, pra këta vetëm janë të anëtarësuar po nuk marrin beneficion ose diçka të ngjashme”.

Kryetari OVL-së, në këtë intervistë ka folur edhe për përfaqësimin e Thaçit në dialog me Serbinë, duke shtuar se shpreson që mos të bëj ndonjë gabim, pasi që ai paralajmëron pasoja nga luftëtarët.

Unë e kam menduar se shumë proceseve i ka prirë Presidenti dhe e kam pritur që edhe dialogun ta udhëheq ky, ne nuk themi as që e përkrahim apo jo, por ne besojmë që mos të marrë ndonjë vendim të gabuar, sepse pastaj ne do të reagojmë dhe nuk do të rrimë duarkryq”, u shpreh ai.

Fuqizimi i Gjykatës Speciale, papunësia dhe varfëria në Kosovë, nuk kanë qenë ato çka kanë pritur luftëtarët pas çlirimit të vendit, shton Gucati. Ai thotë se kjo nuk është Kosova për çka kanë luftuar.

Gjendja aktuale në vendin tonë nuk është ajo për çka kemi luftuar, sepse kemi shokë tanë të papunë pa shtëpi dhe pa zhvillim ekonomik. Ne kemi pasur pritshmëri se do ta shohim një Kosovë krejt ndryshe dhe jo kjo që është sot. Ne kemi reaguar prej fillimi dhe kemi qenë kundër Gjykatës Speciale të njëanshme, ne kemi bërë edhe peticion që ta ndalojmë, por deputetët e votuan tash s’kemi çfarë të bëjmë, nuk e dimë se kush do të jetë pjese e kësaj gjykate edhe na vjen keq që e kanë votuar në parlament, por do të shohim dhe pastaj do të veprojmë. Gjykatat nuk është dashur të bëhet e njëanshme”.

Ndërsa kur u pyet se pse nuk po ka reagime për një milion euro të cilat po shkojnë për shlyerje të rrymës së serbëve, ndërsa po reagohet për dërgimin e luftëtareve në deti, ai u përgjigj kështu:

Po më vjen keq që po reagojnë për dërgimin e luftëtareve në deti e nuk po reagojnë për dhënien e 1 milion euro për shlyerje të rrymës për Serbët. Gjithsej do të jenë 1500 në deti dhe 300 në banjë, ndërsa janë ndarë rreth 300 mijë euro. Seleksionimi është bërë nga komunat dhe listat do të jenë publike, ndërsa turi i parë do të shkojë me 1 korrik”, ka përfunduar Gucati./V.Selimi/Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme