Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mërkurën të mbajë seancën plenare dhe si pikë e rendit të ditës është edhe rishikimi i buxhetit në lexim të parë. Por, kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati beson shumë se rishikimi i buxhetit më 25 tetor, pra të mërkurën, do të përfundojë edhe në lexim të dytë, shkruan arbresh.info.
“Unë besoj se si të kalon në lexim të parë atë ditë ata do të kthehen dhe mundet me u kry edhe leximi i dytë dhe unë besoj se kanë me kry edhe leximin e dytë”, ka thënë Gucati.
Ai ka thënë se nuk beson që ka deputetë dhe në seancën e së mërkurës nuk do ta ngrisin dorën që ta votojnë buxhetin së paku për pensionet e veteranëve.
Gucati ka bërë të ditur se edhe nëse pensionet nuk dalin më 25 tetor, nuk do të dalin që të protestojnë më 26 tetor.
“Jo më 26 nuk dalim me protestu sepse duhet me mbajt mbledhje dhe me organizu dhe me caktu datën e saktë që shumë shpejtë me dal në rrugë. Pra nëse nuk dalin pensionet e vetmja zgjidhje na mbet që me dal në rrugë sepse pensionet janë të garantuara me ligj dhe që tre muaj që nuk kanë dal mua më vjen keq prej veteranëve po kjo le të mbetet në ndërgjegjen e shokëve tonë që janë brenda deputetëve dhe qeveritarëve tonë që janë aty”, ka pohuar ai.
Por, pavarësisht kësaj Gucati thotë se është i bindur që buxheti do të kaloj edhe në lexim të dytë.
“Gjatë kësaj jave nuk mund të përgatitemi që me protestu. Por unë jam i bindur shumë që paret kanë me dal dhe besoj se dy leximet kanë me u kry brenda dite”, ka thënë kryetari Gucati.
Gucati ka paralajmëruar që nëse pensionet nuk dalin deri më 7 nëntor pasi që edhe me rregullore është e rregulluar kjo gjë atëherë e vetmja zgjidhje u mbetet që të dalin në rrugë dhe të protestojnë.
Rishikimi i buxhetit, po mbanë peng gati për rreth katër muaj pensionet e veteranëve të luftës. Këta të fundit kanë paralajmëruar protestë nëse kryeministri nuk mbanë premtimin se deri më 25 tetor të gjithë veteranët do të kenë paratë e tyre.
Një veteran merr një pension prej 170 euro në muaj, e që i bie se për katër muaj nuk i është realizuar pensioni prej 680 eurove. Nga kjo kategori përfitojnë rreth 33 mijë veteranë./arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...