Kryesia e OVL UÇK-së përmes një kumtese ka reaguar për vrasjen e bashkëluftëtarit të tyre gjatë ditës së djeshme në Krushë të Prizrenit, duke e quajtur atë si lajm shumë të dhimbshëm.
“Dje në fshatin Krushë të Prizrenit, në vendin e tij të punës është vrarë bashkëluftëtari ynë MILIT SHEHU. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të burgosen dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në njoftim.
Aty tutje bëhet e ditur se i ndjeri Milit Shehu gjatë luftës ka të vrarë prindin dhe katër vëllezër, në masakrën e kryer nga forcat pushtuese serbe në Krushë.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...