Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagën Minimale, ku veteranët nuk janë përfshirë.
Lidhur me këtë ai ka paralajmëruar protesta, pasi sipas tij ky pushtet vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, shkruan Arbresh.info
“Qëndrimet tona se do t’i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme. Për format dhe kohën e protestimit, do të takohemi si organe drejtuese për të vendosur”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur në rastin e shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka dorëzuar kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.
Duke qenë se s’është gjetur asnjë shkelje kushtetuese, Gjykata ka rekomanduar që Ligji t’i dërgohet presidentes së Republikës për shpallje.
LEXO EDHE:
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë për Ligjin për pagën minimale
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...