OVL e UÇK-së në takim me Grupet Parlamentare, flasin për dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për Specialen

14:56 | 26 Tetor 2020
Arbresh.info

Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së kanë nisur të takojnë Grupet Parlamentare një nga një, në Kuvendin e Kosovës për të folur rreth idesë së mundësisë që Ligji i Dhomave të Specializuara për Gjykatën Speciale, të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

U.d i Kryetarit të OVL-së, Faton Klinaku, ka konfirmuar se sot kanë pasur takim me Grupin Parlamentar të PDK-së, njofton Klan Kosova.

Se çfarë është qëndrimi i kësaj partie ndaj kësaj iniciative të OVL UÇK-së, Klinaku ka thënë se nuk mundet të komentojë.

Megjithatë ai po ashtu ka konfirmuar se kanë pasur takim edhe me përfaqësuesit e Nismës dhe të AAK-së.

Ndryshe, Arbresh.info ditë më parë ka raportuar se Organizatat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), kanë adresuar një Propozim-Kërkesë në adresë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës për inicimin e një Aneks Kushtetues në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e Amendamentit nr 24, neni 162 pika 13 dhe 14, ku theksohet vlefshmëria e themelimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Organizatat e UÇK-së i drejtohen Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës me kërkesë: Gjykata Kushtetuese të sqaroi vlefshmërinë e themelimit të Gjykatës Speciale

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme