Me rastin e “Ditës së Veteranit të Luftës së UÇK-së”, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë ndarjen mirënjohjeve për disa nga gratë që ishin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
I pari i kësaj organizate, Hysni Gucati, tha se themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte filluar me emrin e heroit Adem Jashari.
“Adem Jashari ishte një rëndësi e veçantë për themelimin e UÇK-së sepse që nga atëherë populli shqiptar filloi të përgatitej për luftën e armatosur. Populli shqiptar duhet të falënderoj të gjithë të rënëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha se Gucati.
Sanije Rexha morri dekoratë bashkë me 56 shoqe të tjera të cilat u nderuan si veterane të Ushtrisë Çlirimtare.
Dekoratë kishte edhe për Azem Sylën i cili është akuzuar për vepra të korrupsionit.
Përpos kësaj dekorate, kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati ka kërkuar nga presidenti i republikës që të liroj Sylën bashkë me komandat Sylejman Selimin.
“Presidenti Hashim Thaçi mbrëmë ka liruar vëllezërit Kiçina nga Burgu por edhe duhet të lirohen edhe komandat Sylemjan Selimi dhe Azem Syla madje ne kërkojmë që të lirohen nesër nga burgu”, tha ai./EO/
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin