Me rastin e 28 Nëntorit, OVL e UÇK-së të hënën për kontributin e dhënë në luftën çlirimtare të Kosovës ndau dekorata për Mujë Krasniqin, Rexhep Selimin, Daut Haradinajn dhe Halit Gecin.
Kryetari i Organizatës të Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati tha se janë mbledhur për të mos harruar asnjëherë sakrificën e dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës.Ish- luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, tha se shpreh mirënjohës për respektin që OVL e UCK-së u bëri atij dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, ndërsa shtoi se është vetëm rastësi që një pjesë e tyre u gjendën më afër kamerave, raporton Ekonomia Online.
Selimi tha se nuk duhet harruar asnjëherë rënia e mësuesit Halit Geci, pasi që dalja në dritë e UÇK-së lidhet pikërisht me të. “Sa herë vije 28 Nëntori ne e shohim veten pjesë tuajën, pjesë te atyre që sakrifikuan, pavarësisht që ne ishim më afër kamerave. Kjo ditë nuk na takon vetëm neve. UÇK nuk lindi atë ditë, ajo lindi ditën kur Adem Jashari kapi pushkën. 20 vite më vonë ne mendojmë se çfarë po bëjmë, a jemi në atë kahje. I lumi ai që është në atë rrugëtim. Unë sot jam këtu bashkë me Daut Haradinaj, dhe sa herë që flasim për një emër, flasim për Mujë Krasniqin, që na mungon neve dhe i mungon Kosovës”, tha ai.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”