Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nëpërmjet një komunikate për media, inkurajon organet e drejtësisë për vënien para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, që kanë kryer vepra penale dhe kanë manipuluar me listat e veteranëve.
“OVL e UÇK-së është kundër fushatës së mediave dhe individëve të caktuar, që përmes rasteve individuale të njollosin të gjithë veteranët e luftës së UÇK-së. Përgjegjësia penale është individuale dhe të gjithë ata që kanë kryer vepra, duhet të përgjigjen para ligjit, pavarësisht se çfarë kategorie të qytetarëve i takojnë”, thuhet në komunikatë.
OVL UÇK ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunoj me prokurorinë e shtetit, për të hetuar dhe zbardhur të gjitha rastet e manipulimit me listat e veteranëve. Mirëpo, është kundër dhe dënon fushatën mediale dhe fyerjet që i bëhen organizatës dhe kryetarit të saj Hysni Gucati.
“Kryetari Gucati është njeri i dëshmuar në luftë, në të cilën dha edhe gjymtyrët e tij. Ai funksionin e tij si kryetar i Organizatës së Veteranëve, e ushtron në bazë të zgjedhjes demokratike, nga një kuvend i përgjithshëm me delegatë të të gjitha degëve. Fyerjet dhe cilësimet nga ana e Vehbi Kajtazit, se drejtuesit e OVL UÇK-së që nga paslufta e deri te Hysni Gucati janë idiotë, për organizatën janë të papranueshme e të dënueshme dhe kërkojmë nga mediat dhe pronarët e tyre që të përmbahen nga kualifikimet e ulta të tyre, sepse këta në rend të parë janë në kundërshtim me etikën profesionale dhe sjelljet normale të një qytetari të Kosovës”, thuhet në komunikatën e OVL të UÇK-së.
Siç thuhet në komunikatë kryetari i OVL UÇK-së është deklaruar se nuk ju beson organeve të drejtësisë së EULEX-it, dhe ky mosbesim ka ardhur pas ngritjes së shumë akuzave ndaj pjesëtarëve të UÇK-së që nuk janë provuar para gjykatave të Kosovës, dhe vet deklaratat e ish gjyqtarëve të EULEX-it siç ishte Malcolm, i cili zbuloi para opinionit skenarët e prokurorëve dhe gjyqtarëve të EULEX-it për të dënuar e komprometuar ushtarët e UÇK-së.
Kurse, sa i përket ngritjes së akuzës së fundit, ai thërret opinionin që të jenë më të arsyeshëm dhe kjo gjë t’i lihet organeve kompetente e jo portaleve, të cilat siç duket nuk duan që të zbardhet dhe fitoj drejtësia por vetëm se kush më tepër përfiton klikime përmes përhapjes së shpifjeve, trillimeve dhe të pavërtetave.
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...