OVL e UÇK-së ende s’kanë vendosur nëse do të protestojë nesër

19:51 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ende nuk ka vendosur nëse do të protestojë nesër, kur pritet të mbahet vazhdimi i seancës plenare të mbetur në gjysmë javën që shkoi.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari tha për KosovaPress, se janë duke biseduar rreth kësaj çështje dhe do po presin realizimin e një takimi me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

“Ne e kemi lënë të bisedojmë. Ndoshta takohemi me kryeparlamentarin. Nuk e di, nesër ose pasnesër, apo ndoshta edhe sonte takohemi me kryeparlamentarin Veselin. Por të shohim si po rrjedhin gjërat”, tha Jashari.

Ai shtoi se do të vazhdojnë të kërkojnë rikthimin e ligjit për Gjykatën Speciale në rishqyrtim në Kuvend, meqë konsiderojnë se po shkelet Kushtetuta e Kosovës.

“Do të kërkojmë rikthimin, sepse ajo është shkelje e Kushtetutës, sepse sipas Kushtetutës të gjitha nacionalitetet janë të barabarta, e në këtë rast po trajtohen vetëm shqiptarët”, shtoi Jashari.

Javën që shkoi drejtuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së ndërprenë seancën plenare, meqë kërkonin futjen në rend dite kërkesën e deputetit Nait Hasani, për rishqyrtimin e ligjit për Gjykatën Speciale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme