Google ADS

Osmani:Kushtetuta jonë është unike dhe askush nuk është mbi të

10:18 | 24 Tetor 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se është e nderuar që po merr pjesë në konferencën e dytë vjetore të  Forumit të Gjykatave Kushtetues të Ballkanit.

Osmani tha se është e bindur që themelimi i këtij forumi do të garantojë të drejtat e njeriut.

“Ky forum i gjenë gjykatat të mbledhura në kryeqytetin tonë. Kushtetuta jonë është tejet unike. Gjykatat kushtetuese paraqesin institucionin kulmor për garantimin e kushtetutave ku ju buron ligjitimiteti. Zhvillimi i drejtësisë kushtetuese është i pashmangshëm. Kosova përgjatë 16 viteve ka dhënë një shembull të mirë të sundimit të ligjit dhe institucionet kanë treguar një kulturë”, tha Osmani.

Sipas saj praktika e kësaj gjykate është pasuruar nga gjykatat evropiane të njeriut për rritjen e sigurisë së qytetarëve tanë.

Osmani, tha se askush nuk është mbi Kushtetutën.

E para e shtetit shtoi se Kosova mbete e angazhuar ndaj primeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut të cilat janë mishëruar si vlerat themelore kushtetues.

“ Derisa po shënojmë këtë 15 vjetor dua të shpreh kënaqësinë për të bashkëpunuar me të gjithë ju”, tha presidentja.

Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, i themeluar më 27 tetor të vitit 2023, bashkon Gjykatat Kushtetuese të Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Turqisë, rreth vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut./Arbresh.info/

Të ngjashme