Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë jo çdo fëmijë është i lumtur si më 1 qershor në Ditën Ndërkombëtarë të tyre.
Por ajo ka thënë se do të angazhohen për kushte më të mira për fëmijët.
Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se fëmijët do ta kenë vëmendjen e plotë të institucioneve.
Postimi i plotë i saj:
Me vizatim, muzikë, e vallëzim, por mbi të gjitha, me shumë fytyra të buzëqeshura, e shënuam sot Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca, i kemi hapur dyert e Kuvendit dhe të Presidencës për dhjetëra fëmijë. Përveç̧ se ndanë me ne pak nga bota e tyre, ata e shijuan pamasë prezencën e njëri tjetrit dhe dashurinë e dashamirësinë̈ që ndjehej në çdo cep.
Jo çdo ditë është e tillë për ta, e po ashtu, jo çdo fëmijë përjeton rregullisht kaq shumë gëzim e hare. Varfëria te fëmijët, mbrojtja sociale e tyre, investimi në rritjen e cilësisë në arsim, si dhe në zhvillimin e edukimit të hershëm dhe parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve, janë çështje të cilat kanë nevojë për vëmendjen tonë të plotë. Këto çështje do ta kenë vëmendjen tonë të plotë – Fëmijët do ta kenë vëmendjen tonë të plotë!
Po ashtu, së bashku me Kryeministrin, z. Albin Kurti, iu bashkëngjitëm fushatës “Bëhu mburoja ime”, të organizatës HANDIKOS, e cila ka për qëllim të promovojë raportimin e dhunës ndaj fëmijëve.
Do të vazhdojmë me takime, mbështetje të kampanjave, e aktivitete të tilla, deri kur vizatimi, muzika, vallëzimi e buzëqeshja të jenë pjesë e përditshmërisë së çdo fëmije në vendin tonë! Ky është vetëm fillim./arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...