Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar biseda telefonike me zv. Sekretarin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien dhe me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy Pas sulmit terrorist në fshatin Varragë të Zubin Potokut ku u sulmua kanali i ujit të Ibër-Lepencit, presidentja
Lajmin për Arbresh.info e ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar biseda me liderë e partnerë ndërkombëtarë pas sulmit të fundit terrorist që ka targetuar infrastrukturën vitale në vend. Përveç përfaqësuesve të shumë vendeve të tjera mike, përfshirë presidentë shtetesh, ajo bisedoi së fundi edhe me zv. Sekretarin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien.”, ka thënë Kupina.
Sipas tij, Osmani i ka falënderuar për reagimin dhe dënimin e sulmit ndaj infrastrukturës vitale në Ibër-Lepenc.
Ai tha se diskutimet u fokusuan në sulmin e fundit terrorist ndaj infrastrukturës vitale të Kosovës dhe implikimet e tij për stabilitetin e Kosovës dhe më gjerë.
Me 29 nëntor një sulm në kanalin kryesor të Ibër-lepencit tronditi Kosovën.
Kanali kryesor u dëmtua, gjë që rrezikonte Kosovën të mbetej pa energji elektrike dhe pa ujë./Arbresh.info/
Kurti ngritë shqetësimin tek presidentin e Këshillit Evropia...
“Mos ma përmend çikën”, përplasje e ashpër mes Xuxit e Gresë...
Kurti sonte takon mërgatën në Bruksel
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në L...
Policia shqiptoi 1 mijë e 510 gjoba brenda 24 orëve
112 vite diplomaci shqiptare, Hasani: Forcojmë pozicionin e ...