Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Presidencës, Komunën e Prishtinës, UNDP-në, Ambasadën e Luksemburgut, Ambasadën Japoneze, USAID dhe shumë partnerë zhvillimorë shënuan “Ditët e Tokës në Kosovë”, në Sheshin Skënderbe, në Prishtinë.
Për të promovuar një mjedis pa mbeturina dhe potencialin e ekonomisë qarkore, në këtë ngjarje është përfshirë një strukturë e papërfunduar e lojërave, e cila është krijuar duke i recikluar dhe i rindërtuar njësitë një-përdorimshe plastike.
Përmes një përvoje interaktive dhe argëtuese të mësimit, fëmijët kanë përdorur parimet e dizajnit të ndërprerë ‘disruptive design’ dhe finalizuan strukturën në fjalë.
Në këtë aktiviteti mori pjesë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ministri Liburn Aliu, si dhe shumë personalitete tjera.
Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu theksoi se po aq sa po ndikon natyrshëm fakti se zhvillimet e fenomenet globale mjedisore po bëhen gjithnjë e më sfiduese, po kaq po kontribuon mobilizimi dhe angazhimi i gjithanshëm për të ngritur vetëdijën për çështjet mjedisore. Tutje ajo shtoi se fakti që ne jemi mbledhur sot dhe po shënojmë “Ditët e Tokës në Kosovës”, është një dëshmi e drejtpërdrejt e kësaj.
Ndërkaq Liburn Aliu theksoi se sot, jemi në rrugë të mirë drejt mbrojtjes së mjedisit dhe krijimit të një ekonomie të shëndoshë dhe të qëndrueshme, e për një Kosovë më Ekologjike!
“Investimet që po bëjmë në energjinë e rinovueshme, projektin e parë në Ballkan për ngrohje qendrore me panele solare, e shumë projekte tjera që kemi në plan, do të ndihmojnë në reduktimin e emetimeve të gazrave serë, e po ashtu aktivisht po lobojmë që Kosova të ketë të drejtën në dialog dhe qasje në fondet e OKB-së për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike”, deklaroi ai.
Ndërsa, Përfaqësuesja e Përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, e nderuara Maria Suokko theksoi se “Dita e Tokës” është koha për të reflektuar se çfarë nëna natyrë do të thotë për ne.
“Shëndeti ynë si njerëzim varet nga shëndeti i nënës natyrë. Çdo ditë dëgjojmë për presionet me të cilat po përballet planeti ynë. Klima po ndryshon. Natyra dhe biodiversiteti janë të kërcënuar. Ndotja dhe mbetjet po grumbullohen. Ndërsa ndonjëherë, sfidat duken shumë masive dhe komplekse – të pamundura për t’u përballur nga individët”, deklaroi mes tjerash ajo.
Kurse , Eric Dietz, ambasador i Luksemburgut në Kosovë theksoi se kjo nismë është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të fuqizuar të rinjtë për të ndërmarrë veprime drejt një të ardhmeje të qëndrueshme.
Më tej ai citoi fjalët e Nënës Terezë e cila tha: “Ndihem e zemëruar vetëm atëherë kur shoh mbeturina, kur gjërat që ne i shpërdorojmë janë ato që njerëzit kanë nevojë, gjëra që do t’i shpëtonin ata nga vdekja”
Tutje ai shtoi se çdo veprim që ndërmarrim sot do të ndikojë në jetën e tyre shumë më tepër sesa në tonat. Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur në ripërtëritjen e Tokës sonë./Arbresh.info/
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës