Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se zbulimi i mbishkrimit monumental në Ulpianë, zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë.
Me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është dëshmi e trashëgimisë së prekshme të Kosovës, e cila ndërlidh të tashmen me të kaluarën e largët.
“Ulpiana është një udhëtim nëpër kohë që zbulon thesaret e fshehura të së kaluarës sonë. Çdo gërmim zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë. Nga Mbretëria e Dardanisë e deri te Perandori Justinian janë shekuj të trashëgimisë sonë të prekshme, e cila ndërlidhë të tashmen tonë me të kaluarën e largët. Zbulimet e fundit në Ulpianë (Justiniana Secunda), paraqesin evidenca të rëndësishme për historinë e Dardanisë dhe dardanëve gjatë Antikitetit të vonë-Mesjetës së hershme”, ka shkruar Osmani.
Një zbulim që formëson historinë, një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana, ka thënë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Ai ka thënë se ekipi i arkeologëve ka zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike.
Çeku ka shkruar se mbishkrimi dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës.
“Ekipi i arkeologëve në përbërje nga Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s.) dhe i kishës së tij”, ka shkruar Çeku në Facebook./Arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?