Osmani: Zbardhja e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit është obligim i yni

13:48 | 21 Shtator 2024
E.K

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në 26-vjetorin e vrasjes së tij.

Ajo theksoi se sot nderojmë atdhetarin, simbolin e guximit dhe sakrificës, komandantin e parë të Forcave të Armatosura të Kosovës dhe ministër të Mbrojtjes.

Ajo e përmendi vrasjen e tij si një akt të pabesë, që synonte të dëmtonte përpjekjen për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani kujton atdhetarin, simbolin e guximit dhe sakrificës, kolonelin Ahmet Krasniqi

Në 26 vjetorin e vrasjes, me respekt e kujtojmë atdhetarin, simbolin e guximit dhe sakrificës, kolonelin Ahmet Krasniqi, komandanti i parë i Forcave të Armatosura të Kosovës, njëherësh ministër i Mbrojtjes i Kosovës.

Sot nderojmë jo vetëm njeriun, por vlerat që ai mishëroi: trimërinë, qëndrueshmërinë dhe angazhimin e palëkundur për lirinë e Kosovës.

Koloneli ishte një udhëheqës ushtarak dhe vizionar që besonte thellë në lirinë e Kosovës.

Ai u vra në mënyrë të pabesë dhe ishte viktimë e një akti të mjerë që u përpoq ta godasë përpjekjen për lirinë e Kosovës. Kolonelin e vranë, por jo ëndrrën për Kosovën e lirë dhe trashëgiminë e tij, ndaj zbardhja e vrasjes së tij është obligim i yni.

Qoftë i pëhershëm kujtimi për kolonel Ahmet Krasniqin!/Arbresh.info

Të ngjashme