Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shteti serb se duhet ta dijë se do të përballet me një popull të gatshëm për të mbrojtur lirinë me çdo kusht.
“Dhe në këtë NATO është me ne”, shtoi e para e shtetit, derisa foli për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Manastirin e Banjskës, në Zveçan, dhe përpjekjet e Serbisë për de-stabilizimin e Kosovës.
“Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë.”, tha Osmani në një intervistë për të përditshëm italiane “La Repubblica”, shkruan Arbresh.info.
“Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 shtator dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën”, ka thënë Osmani.
“Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë”, ta ajo.
Tutje, e para e shtetit tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me armë ruse, po mendon aneksimin e Veriut të Kosovës, sipas modelit të Krimesë./Arbresh.info
I spoke to @repubblica regarding Serbia’s terrorist attack & act of aggression against our Republic.
The planned Crimean-style annexation – which failed, showed Serbia’s true intentions to destabilize the entire Western Balkans.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 2, 2023
“Mos prek me dorë”, tensionohet situata mes Gjestit dhe Gert...
Zgjedhjet presidenciale në Rumani do të mbahen më 4 dhe 18 m...
Zyrtare: Real Madridi kompleton transferimin e parë për viti...
Analiza gjermane: Vuçiq përhapës i propagandës ruse, regjimi...
Rama “sy m’sy” me komentuesit në Facebook:...
Bajrami-Muratit: Krenohet se e ka ulë borxhin publik, sot pa...