Osmani vlerëson rolin e Parlamentit Evropian në mbështetje të liberalizimit të vizave

18:14 | 7 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim, deputetin e Partisë Popullore të Austrisë (ÖVP) në Parlamentin Evropian, Christian Sagartz.

Presidentja Osmani dhe eurodeputeti Sagartz biseduan për bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes Kosovës dhe Austrisë. Ata gjithashtu diskutuar për zhvillimet në rajon dhe integrimin e shteteve të rajonit në Bashkimin Evropian, njofton Presidenca.

Presidentja Osmani po ashtu vlerësoi rolin pozitiv të Parlamentit Evropian në mbështetje të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme