Google ADS

Osmani vlerëson mbështetjen sllovene për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave

18:48 | 7 Tetor 2022
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit, si dhe për raportet e shkëlqyera ndërshtetërore.

Osmani ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë, si dhe anëtarësimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës.

“Jemi të përkushtuar për t’i koordinuar hapat e mëtejmë”, ka deklaruar presidentja Osmani, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme