Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave në komunat e vendit, sot do të vizitojë komunën e Dragashit.
Kështu ka njoftuar Presidenca përmes një komunikate për media, përcjell Arbresh.info.
Me këtë rast, Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh.
Në orën 11:00, Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.
Pas takimit me Xheladinin, Osmani do të vizitoj Asamblenë Komunale të Dragashit me fillim nga ora 11:40, ku edhe do të mbajë fjalim.
Ndërsa në orën 12:10, Osmani dhe kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini do të deklarohen për media./Arbresh.info/
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...