Osmani viziton shtëpinë e djegur të familjes Joziq në Istog: Akt i papranueshëm

15:04 | 5 Gusht 2023
Diellza Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka vizituar shtëpinë e djegur të familjes serbe në Joziq të Istogut.

Përmes një postimi në Twitter ajo ka bërë të ditur se ka qenë vetë prezente, madje sipas saj është një akt i pa pranueshëm, shkruan Arbresh.info.

“Djegia e shtëpisë së familjes Joziq është një akt i papranueshëm. Një akt kundër Republikës sonë”.

“Ndërsa ne po rindërtojmë shtëpinë e tyre, ne jemi të përkushtuar të sigurohemi që ata të ndihen të sigurt”, ka thënë Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme