Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka vizituar ekspozitën “Thinking of You”, në Hagë, ekspozitë kjo e realizuar nga Alketa Xhafa Mripa.
Ekspozitën, Osmani e quajti të “fuqishme” e cila tha se “merr vëmendjen ndërkombëtare që meriton”.
Ky instalacion i jashtëzakonshëm, i cili ishte gjithashtu pjesë e #WPSRKS2024, dhe premierë në #IDESVC, sipas Osmanit, e ka shndërruar Hagën në një homazh prekës për të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin.
“Çdo fustan, fund dhe këmishë—dhuruar nga mbi 20 vende—tregon një histori guximi dhe qëndrueshmërie. Kjo ekspozitë, ku mori pjesë edhe e dërguara ime speciale Vasfije Krasniqi, si dhe Shyrete Tahiri dhe të tjerë të panumërt, është e përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin global për këtë çështje kritike, duke fuqizuar të mbijetuarit të gjejnë zërin e tyre dhe të ndajnë të vërtetën e tyre”, ka thënë Osmani në një postim në X./Arbresh.info/
Thrilled to see “Thinking of You,” the powerful exhibition by our very own Alketa Xhafa Mripa, now open in The Hague and receiving the international attention it deserves.
This remarkable installation, which was also part of #WPSRKS2024, and premieres on #IDESVC, has transformed… pic.twitter.com/AdZuVyQll6
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 19, 2024
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...