Osmani viziton ekspozitën e organizuar nga Ambasada e Malit të Zi në Kosovë

10:10 | 22 Maj 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dje për nder të Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, ka vizituar ekspozitën e organizuar nga Ambasada e Malit të Zi në Kosovë me veprat mjeshtërore të Gjelosh Gjokajt.

Osmani ka thënë se arti i tij ka lënë gjurmë të përjetshme artistike në të dy shtetet tona dhe përtej.

“Presidentja Osmani ka potencuar se lidhjet në mes të njerëzve janë themeli kryesor i miqësisë me Malin e Zi me ç’rast ka vlerësuar rolin konstruktiv dhe angazhimin e vlefshëm të komunitetit malazez në shoqërinë tonë, si dhe rolin e shqiptarëve në Mal të Zi në forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona ndërshtetërore”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme