Google ADS

Osmani viziton Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, ngushëllon familjarët viktimave

21:27 | 9 Shkurt 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkuar për ngushëllime në Ambasadën e Turqisë në Kosovës, ku është nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve.

Osmani i ka ngushëlluar familjet e viktimave në Turqi dhe në Siri edhe ka thënë se pas kësaj tragjedie mbështetja e Kosovës është e patundur.

“Pas tërmeteve shkatërruese, nënshkrova Librin e Ngushëllimeve në Ambasadën Turke në Prishtinë. Ne ndajmë dhimbjen dhe ankthin nga kjo tragjedi e madhe. Ne shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e viktimave në Turqi dhe Siri dhe mbështetjen tonë të patundur”, ka shkruar Osmani në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme